Postoi FOTO me Enver Hoxhën, deputeti i PS-së-kolegëve: Më rr*ani l*shtë

Nuk ndalet deputeti socialist i Lushnjes Bujar Çela.

Pasi uroi me një foto të Enver Hoxhës dhe flamurit kombëtar, ditën e Pavarësisë, deputeti Çela jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë, por ka vazhduar komunikimin e tij duke sulmuar dhe ofenduar kolegët e tij.

Mesazhet pa asnjë etikë të Bujar Çelës në grupin e Komisionit të Sigurisë në Parlament, vetëm sa kanë shkaktuar përplasje.

‘Më rruan leshtë kush smë njeh mua dhe kohën.

O tufaaaa-jetoni dhe me dhe mos gjykoni kohën’, - shkruan Bujar Çela në grupin e komunikimit të Ëhatsapp të deputetëve të Sigurisë.

E kotë ka qenë dhe ndërhyrja e deputetit tjetër socialiste Paulin Sterkaj, i cili ka tentuar ta shfaqë Çelajan si humorist, por lushnjari deputet ka vazhduar me komentet e tij.

Mesazhi i Paulin Sterkaj:

'Ky shoku jonë është gastori i grupit, kshu që mos ja merrni për provokim'.