Berisha: Në 28 nëntor Shqipëria u çlirua nga nazifashizmi dhe u pushtua nga diktatura

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar ditën e çlirimit.

Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se në 28 nëntor Shqipëria u pushtua nga diktatura hoxhiste.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miq, me 28 nëntor 1944 vendi u çlirua nga pushtimi nazifashist.

Por Shqipëria kaloi nga një pushtim i huaj në një pushtim të brendshëm në diktaturën hoxhiste më mizore të kohërave.

Nder përjetë atyre që ranë për çlirimin e Shqipërisë.