VIDEO/ Anësori anulon golin e Cikalleshit, VAR-i e ndihmon të quhet i rregullt

Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari, teksa kohët e fundit është shfaqur në një formë të shkëlqyer.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar sot për skuadrën e tij, Koniaspor, ndaj Gaziantepit në transfertë golin e përkohshëm 2-2 në një takim të humbur me rezultatin 3-2.

Kavajasi bëri një gol të mrekullueshëm teksa në një sprint dhe veprime me dribling arriti të shënojë gol edhe me ndihmën e VAR-it.

31-vjeçari në 12 ndeshje me Koniasporin ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 1 asist.