Kukësi-Egnatia, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi pret Egnatian me verilindorët që kërkojnë vazhdimësinë pas suksesit me Tiranën.

Trajneri Diego Longo ka përzgjedhur edhe formacionin titullar teksa Domi ka marrë një fanellë titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në sulm rikthehet nga minuta e parë Basa, së bashku me Puntus dhe Milunovic.

Nga ana tjetër, Egnatia vjen pas barazimit me Teutën dhe në ndeshjen e sotme të besuarit e trajnerit Gugash Magani presin të marrin një tjetër rezultat pozitiv.

Tekniku Magani ka zgjedhur edhe formacionin titullar, ndërsa bie në sy mungesa e sulmuesit kryesor Pedro, ndërsa vendin e tij në sulm Jackson.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafas, Domi, Lulaj, Hila, Ndreca, Pablo, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Basa, Puntus, Milunovic

Trajner: Diego Longo

Egnatia: Puja, Allmuça, Teqja, Krasniqi, Ymeralilaj, Çyrbja, Telushi, Krivanjeva, Iseni, Imeri, Jackson

Trajner: Gugash Magani