Prezantohen si Policë, grabitësit futen në banesë dhe vjedhin paratë

Grabitet banesa e shtetasit Alim Muho në fshatin Luzat të Tepelenës.

Rreth orës 1 të natës në banesë kanë hyrë tre persona të prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit dhe i kanë vjedhur 2 milionë lekë të vjetra.

Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit, por këta të fundit nuk gjendeshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, duke e kapur në befasi kryefamiljarin.