Berisha: Gëzuar 28 nëntorin, ditëlindjen e re të Shqipërisë dhe Kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe çlirimin e vendit.

Me një mesazh në Facebook, Berisha shpreh nderim për Ismail Qemalin dhe atyre që luftuan e ranë për Shqipërinë e pavarur.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gëzuar 28 nëntorin, ditëlindjen e re të Shqipërisë, kombit dhe Flamurit tonë.

Nderim përjetë Ismail Bej Vlorës, baballarëve të tjerë të Pavaresisë së Shqipërisë dhe të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për Shqipërinë e pavarur! Lavdi!