VIDEO/ Vllaznia uron shqiptarët për festën e Pavarësisë, mesazhi i kuqebluve

E sotmja nuk është një ditë e zakonshme për shqiptarët duke qenë se data 28 Nëntor lidhet me festën e Flamurit, ndërsa janë mbushur plot 109 vite Pavarësi.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe urimet e klubeve të futbollit, ndërsa te Vllaznia kanë menduar të prezantohen me Liridon Latifin, Mevlan Adilin dhe Erdenis Gurishtën.

Duket se nuk është një rastësi përzgjedhja e këtyre futbollistëve te klubi shkodran duke qenë se ata prezantojnë troje shqiptare edhe pse jashtë kufijve të hartës së Shqipërisë.

Kështu, Latifi përfaqëson Kosovën, Adili Maqedoninë.