Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Zbulohen EMRAT e çiftit të asfiksuar

Të tjera detaje janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në Kavajë.

Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeç janë dy të asfiksuarit e gjetur brenda banesës në katin e dytë të një pallati.

Policia raporton se rreth orës 17:45 të pasdites së sotme në katin e dytë të pallatit të 60 vjeçarit janë gjetur të dy pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.