VIDEO/ Berisha publikon pamjet: Pritje fantastike, Foltore e zjarrtë në Kurbin

Fishekzjarret kanë ndriçuar mbrëmë qiellin në Kurbin nga qindra njerëz që u grumbulluan në një atmosferë festive për të pritur liderin historik të PD-së, Sali Berishën, në bashkëbisedimin e Foltores - nismës së tij që synon forcimin dhe ringritjen e partisë më të madhe të opozitës.

Vetë Berisha ka publikuar sot pamjet me një shënim që tregon emocionet e fuqishme që ka përjetuar nga ajo pritje: “Pritje fantastike, Foltore e zjarrtë në Kurbin” – shkroi ai në Fb.