Einxhel apo Semi? Kjo banore u eleminua mbrëmjen e djeshme nga ‘Big Brother VIP’

Semi dhe Einxhel ishin në nominim dhe njëra prej tyre la shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Semin, e cila hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Largimi i saj i mërziti të gjithë banorët e në veçanti Donaldin, me të cilin ka qenë më e afërt përgjatë këtyre javëve.