E papritur/ Edi Martini jep dorëheqjen nga kampionët e Shqipërisë

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës durrsake.

Nëpërmjet një postimi, ai ka shpjeguar se nuk do të jetë më në stolin e kampionëve.

POSTIMI I EDI MARTINIT

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marrë të gjithë përgjithësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto jave i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time.Duke e falënderu pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që më dha jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time.

Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar këto 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofete që kemi fituar së bashku këto 2 vite. U them që jeni një pjesë e rëndësishme e jetës time sportive.

Falënderoj shefin e klubit Enid Furxhi, Drejtorin teknik Renato Arapi, kolegët e mi Bledar Rizvani dhe Bledar Hodo, dhe padyshim atë që rri gjithmonë pas kuintave, por që është një ndër kryesorët në sukseset tona: Eduard Salillari, duke falënderu pa masë edhe tifozat Durrsakë, që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ju uroj të gjithë të mirat e kësaj bote. Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim, dhe nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa i thënë lojtarëve të mi që ashtu si ia dolëm vjet mund t’ia dilni edhe sivjet, se ju jeni kampiona, mos e harroni këtë. Me shumë respekt, EDI MARTINI“.