Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, ambientalisti: Qeveria nuk mori parasysh as komentet e Bashkimit Evropian

Kamionet e para me materiale për nisjen e punimeve në  aeroportin e Vlorës kanë mbërritur në fshatin Akërni.

Por Shoqëria Civile mjedisore kërkojnë nga qeveria që këto punime të ndërpriten pasi ndikon negativisht në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Shoqëria civile është shprehur kundër dhe një raporti të vlerësimit të ndikimit në mjedis ku thotë, se ai është abuziv dhe klientelist pasi është bërë në mënyrë tendecioze në favor të ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Gjithashtu kjo Shoqëri shprehet se zona e mbrojtur Vjosë –Nart  mbrohet nga Koventat Ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar që sipas saj dhunimi i tyre mund të përball vendin me presione ndërkombëtare dhe saksione.

Sipas Ramës zyrtarisht punimet në aeroprotin e e Vlorës priten të nisin me 28 nëntor.

Për të folur në lidhje me këtë problem ambientalist ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ambjentalisti dhe aktivisti Xhemal Xherri .

Flavio: Le ta marrim thjeshtësisht. Ky impakt i këtij aeroporti sa shpejt do të ndihet dhe çfarë pasojash do të kemi menjëherë?

Xherri: Vjosë –Narta është një nga ekosistemet më të rëndësishme të vendit tonë dhe si e tillë ajo është shpallur si zonë e mbrojtur. Është një nga xhevahiret që ne mburremi në nivele ndërkombëtar.  Gjithashtu kjo zonë është e rëndësishme dhe në nivel ndërkombëtar si zonë IBA e cila është zonë kyç për shpendët. Lidhur me impaktin në fakt nuk është shumë e lehtë për ta thanë, impaktet që do të ketë në nivel direkt apo sa të ndërtohet aeroporti. Nuk mund ta themi kaq kollaj pasi mund të duhen studime të thelluara për ta përcaktuar qartë impaktin që do të ketë në zonë, impaktet mjedisore, impaktet social-ekonomike etj. Por nga eksperiencat dhe studimet e caktuara që janë bërë dhe në vende të ndryshme është vënë re që ka impakt në mjedis të madh dhe kryesisht duke parë që pista e aeroportit që është në Akërni është shumë afër me lagunën mund të themi që mund të ketë një impakt kryesisht për shpendët por edhe për abitatin rreth e përqark sepse zona njihet jo vetëm për shpendët por edhe për habitatin për lloje të ndryshme të gjitarëve , të zvarranikëve dhe pesiazhin i cili është quajtur si pesiazh i mbrojtur.

Dori: Dhe mbi të gjitha është dhe një pjesë e pothuajseve të të gjitha rrjeteve ndërkombëtare. Por ndërkohë punimet zyrtarisht do të fillojnë me datën 28 nëntor, ka filluar ardhja e kamioneve të para me materialet e para. Kam përshtypjen që jemi në çik vonë në përpjeke apo ka ende mundësi që të shmanget kjo katastrofë natyrore?

Xherri: Historiku i ndërtimit të aeroportit të Vlorës ka nisur shumë herët që në vitin 2018 që është premtuar dhe ka pasur ato tentativat e para. Dhe ne si organizatë por edhe organizata të tjera bashkarisht kemi bërë përpjeket tona të menjëhershme që në vitin 2018 duke i adresuar këto problematika tek qeveria shqiptare, tek Koventat Ndërkombëtare, tek Bashkimi Evropian që ky projekt të rishikohej domethënë vendi të rishikohej pasi ndodhej brenda një zone të mbrojtur që është absurde, ku shumë ligje si shqiptare por edhe të huaja e ndalojnë këtë gjë.

Dori: Çfarë ndodhi me përpjeket tuaja gjatë gjithë kësaj periudhe kohore?

Xherri: Në fakt ato nuk duken sikur janë marrë parasysh nga komunikimet që kemi pasur dhe letrat që i kemi dërguar dhe me Bashkimin Europian . Ky i fundit ka pasur komente lidhur me çështjen e aeroportit ndaj qeverisë shqiptare por duket se përveç Shoqërisë Civile shqiptare dhe të huajve që nuk janë marrë parasysh. Duhet theksuar faktin që nuk është marrë parasysh edhe komentet e Bashkimit Evropian që në dy progres-raportet që janë dërguar qeverisë shqiptare lidhur me këtë çështje është përmendur në mënyrë zyrtare që duhet rishikuar çështja e aeroportit brenda zonës së mbrojtur pasi nuk bën sens.

Flavio: Vjosë- Narta e gjithë shenja e Vjosës është në rrezik pak më sipër nga hidrocentralet në grykderdhjen e saj nga ndërhyrjet infrastrukturore siç është një aeroport që kërkon një shtrirje llahtarisht të madhe. A është ky fundi i atij rajoni, a do të jemi duke bërë sehri para katastrofës më të madhe mjedisore në historinë e Shqipërisë ?

Xherri: Çështjet shkojnë zinxhir unë dua të theksoj që lumi Vjosa mbaron në Deltën e Vjosës ose që formohet dhe pesiazhi i mbrojtur  Vjosë- Nartë domethënë këto dy zona janë tepër të rëndësishme dhe mund të quhen si një ekosistem i vetëm ndaj dhe duhen të mbrohen ashtu siç dhe ligji e përcakton në mënyrë të qartë se duhen të mbrohen këto zona.

Dori: Çfarë mjetesh keni në dorë aktualisht për të arritur diçka? A po është një luftë e humbur dhe biseda jonë është thjesht inforumese?

Xherri: Ne do ti përdorim të gjitha mënyrat , kemi kontaktuar githë Koventat Ndërkombëtare dhe po vazhdojmë. Për këtë dhe sot  bëjmë një konferencë për shtyp me ekspertët për të përcaktuar ose për të nxjerrë në pah dhe problematikat që ka pasur vlerësimi i ndikimit në mjedis që është bërë.