Lul, ndërro bravën e rrenave...

Mbrëmë në “OPEN” nga Lulëzim Basha dëgjova aq rrena sa pandeha se e kishin të ftuar special të 1 prillit. Por deformimi i turpshëm se Berisha i paska thënë, nuk pyes për PD e për demokratët para vetes sime, ma transformoi atë emision si te dekori i atij lokali ku një gjuetar, me çiften në krah e kafen para u thoshte miqve rrotull:

-E, ja kështu. Te guva më doli ariu. E kisha dy metër pranë. Nuk kisha nevojë të merrja nishan se qe ngjitur me mua. E shkrepa çiften dhe ariu u rrëzua me zhurmë. Gjithë ai trup rrinte para meje tani me këmbët lart...

Atë çast i ra celulari. Pasi foli dy sekonda u tha të pranishmëve:

-E ku e lashë?

-Te këmbët lart,-e kujtuan ata.

-Po, sa ngriti këmbët lart unë s’kisha rrugë tjetër, i futa një seks të fortë. Edhe sot e kujtoj atë femër aq të bukur e të kolme.

Kështu dhe Basha. Foli ndryshe dje, ndryshe flet sot, me siguri ndryshe nesër.

Berisha, o i mjerë, deklaroi botërisht se nuk vendos asgjë para dinjitetit të tij dhe të familjes, por ky “gjuetari” mashtrues e transformon siç ia do mideja e ditës.

O Lul, mos ndërro bravën e derës në Fier se kot e ke. Ndërro bravën e rrenave të tua. Se kaq shumë ke thënë sa nuk do çuditet kush kur shumë shpejt të marrësh,ama me meritë të plotë, Medaljen “1-PRILLI”.