Rruga drejt 11 dhjetorit/ Sot Foltorja e Kurbinit, Berisha fton demokratët

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi demokratët që të marrin pjesë në Foltoren e Kurbinit.

Si zakonisht Foltorja do të mbahet në orën 17:00.

Salla ku do zhvillohet ajo është në Pallatin e Kulturës të qytetit.

“Sot në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës në Kurbin mbahet Foltorja. Ftoj të gjithë demokratet e demokratët e Kurbinit të marrin pjesë,” shkruan Berisha.

Bashkë me ftesën, Berisha poston një video nga ditët e arta të PD dhe takimet e zjarrta në Laç.