Pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.
Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.
Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.
Përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021.