Spitalet në Greqi fillojnë dhënien e antitrupave monoklonale për Covid-19

Athinë - Dhjetë spitale në Greqi do të fillojnë administrimin e 2,000 dozave të antitrupave monoklonale që ka marrë Greqia, njoftuan të enjten ministritë e Shëndetësisë dhe të Qeverisjes Dixhitale.

Antitrupat monoklonalë do t'u jepen pacientëve me rrezik të lartë Covid-19, të cilët i përkasin grupeve vulnerabël. Spitalet e përfshira janë dy publikët në Athinë (Sotiria, Sismanoglio), dy në Selanik (Ahepa, Papageorgiou) dhe spitalet e përgjithshme të Alexandroupoli, Iraklio, Janina, Larissa, Lamia dhe Patras-Rio. Mjekët do të përshkruajnë terapinë dhe fillojnë procesin e aplikimit. Pacientët duhet të jenë të moshës 12 vjeç e lart dhe duhet të jenë konfirmuar të infektuar me koronavirusit me një test PCR gjatë 5 ditëve të fundit.