SHBA lejoi Ramën të vjedhë zgjedhjet/ Bushati: Basha e kaloi ylberin

Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka komentuar deklaratat akuzuese të kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit, Amerika e ka toleruar kryemininistrin Edi Rama të vjedhë zgjedhjet.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bushati e ka ironizuar , ndërsa shkruan se Basha e kaloi ylberin.

“…s’ka mundësi, Basha e kaloi ylberin: “Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet, se une nuk isha distancuar nga krimineli Berisha”….”, shkruan Bushati, duke iu referuar deklaratave të Bashës.

Bushati shkruan më tej se Luli sapo konfirmoi se superfuqia bëka pazare në kurriz të demokracive.

“Pra edhe sipas vetë Lulit, superfuqia bëka pazare në kurriz të demokracive…hahahah…po  kush bën allishverishe njëherë s’është me i besueshëm o “zoti Luli Basha”", shkruan  më tej Bushati.