Lokali përfshihet nga zjarri në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje

Një lokal në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes.  Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e jarrit dhe nuk lejuan përhapjen e flakëve.

Sips Policisë, lokali është Bar-Kafe në pronësi të qytetarit A. K. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.