FOTO LAJM/ Qytetarët në Tiranë ndezin qirinj për aksidentin tragjik në Bullgari

Një aksident i tmerrshëm automobilistik i një autobusi që mori flakë në territorin e Bullgarisë mori jetën e 44 personave.

Për këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut shpalli tre ditë zie kombëtare dhe Kosova po ashtu një ditë zie.

Shumica e viktimave ishin nga Maqedonia e Veriut dhe me origjinë shqiptare.

Në lidhje me këtë ndodhi të rëndë, qytetarët në Tiranë kanë ndezur qirinj, në shenjë solidariteti.

Për këtë ngjarje, hetimet janë duke vazhduar dhe Prokuroria bullgare dyshon se aksidenti është shkaktuar nga gabim njerëzor.