", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/25/auto_maradona11637872955.jpg", "width": 900, "height": 513 } }

VIDEO/ Një vit pa Maradonën, FIFA i dedikon një video emocionuese

Si sot një vit më parë u nda nga jeta ikona e futbollit, Diego Armando Maradona, pas një sëmundjeje të rëndë.

FIFA në faqen e saj ka postuar një video dedikuar karrierës legjendare të argjentinasit.

“Ajo çfarë bëri Diego ishte unike. Ai na bëri që ta donim këtë sport”, u shpreh presidenti i FIFA-s Xhaiani Infantino.

Maradona konsiderohet nga shumë si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Impakti i tij ka frymëzuar breza të tërë, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të ndjekin me entuziazëm golat e tij. ‘Dora e Zotit’ siç quhej ndryshe  njihej për karakterin e tij rebel, gjë që për fat të keq bëri që ai të ishte pjesë e skandaleve.

Bota e futbollit  vazhdon ende të qajë. U bë një vit pa Zotin e Futbollit.