Allegri mban shpresat gjallë, titullarët rikthehen në stërvitje

Juventusi synon t’iu rikthehet fitoreve pas humbjes së rëndë të pësuar nga Chelsea me rezultatin 4-0.

“Zonja e Vjetër” të shtunën zhvillon ndeshjen kundër Atalantës në orën 18:00, ku synon të marrë pikët e plota.

Massimiliano Allegri ka marrë lajme të mira para këtij dueli, pasi sipas mediave italiane, Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Bernardeschi i ka befasuar të gjithë duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor më shpejt sesa pritej.

Pritej dhe rikthimi i De Sciglio, por ai ende nuk është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët.

Chiellini është një tjetër rikuperim i rëndësishëm për Allegrin, ndërsa të gjithë sytë janë tek Paulo Dybala, i cili tashmë pritet të kthehet në formacionin titullar kundër Atalantës.