Kuvendi Kombëtar/ Dega 7 e PD në Tiranë publikon nesër emrat e delegatëve

Pas degë 3 dhe 6 të PD në kryeqytet publikuan emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, të njëjtën gjë do të bëjë edhe dega 7. 

Lista e emrave do të publikohet nesër, e premte, nga zyra e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, në prani të mediave.

Njoftimi është bërë nga Kryesia e degës 7. 

"Diten e Premte, ne oren 11:00 dega 7 Tirane do te publikoje emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit Kombetar dhe qe kane pranuar tu publikohet emri. Lista do te lexohet nga zyra e Z. Paloka. Ftojme mediat te marrin pjese", thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, degët 3 dhe 6 publikuan sot emrat e 135 delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar. 

Një ditë më parë Kryesia e degës 11 të PD në Tiranë mori vendim për pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit duke e njohur atë si legjitim.