Flet Fifi për herë të parë, tregon arsyet pse la shtëpinë e ‘BBV’

Fifi vendosi të largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e sotme, pasi gjendja e saj duket se nuk është e mirë.

Ajo ka treguar arsyet e vendimit para banorëve dhe ka thënë se ka nevojë të merret me veten.

 

“Banorë, unë kam marrë vendimin të lë shtëpinë e ‘Big Brother’ sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësi që të flisja atë që vërtetë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruaj ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashti si e kam. Dhe kam nevojë të dal jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.

 

Ndërkohë, pas këtyre fjalëve të Fifit, banorët kanë reaguar të përlotur dhe e kanë përqafuar këngëtaren.

Ajo tha me humor se po largohet një banore shumë e fortë prej shtëpisë dhe po e bën rrugëtimin më të lehtë për banorët që janë më të fortë.

 

Ky vendim i Fifit vjen pasi asaj i ra të fikët gjatë spektaklit të së martës, pasi pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku.

Kjo e fundit i tha Fifit se po ndërhynte mes Sarës dhe Pajtimit për vëmendje, ndërsa këngëtarja nuk i priti aspak mirë këto fjalë.