Arrihet marrëveshja, Manchester United nënshkruan kontratën me trajnerin e ri

Vetëm pak ditë më parë, Manchester United ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Soslkjaer pas rezultateve të dobëta.

Përkohësisht drejtimin e stolit e mori ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick, që udhëhoqi skuadrën në fitoren 0-2 ndaj Villarrealit.

Sipas ‘The Atheltic’, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Ralf Ragnick që pritet të ulet në stolin e United.

Ragnick do të emërohet kryetrajner i gjigantit anglez me kontratë deri në fund të edicionit.

Ragnick në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Hannover, Schalke, Hoffenheim dhe RB Leipzig.

63-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore me klubin, më pas për dy vite të tjera do të ketë një rol konsulent.