Do të martohet për herë të katërt Jennifer Lopez? Ja si përgjigjet këngëtarja

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, do të martohet sërish.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa u pyet rreth martesës.

 

Edhe pse JLo nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, la të kuptohet se mund të ndodhë.

Ajo po xhiron filmin “Marry me”, dhe gazetarja e pyeti: “Po ti dëshiron të dëgjosh pyetjen ‘do të martohesh me mua?’

 

“Nuk e di, po, mendoj. Ti më njeh mua, unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa hera. Po, unë ende besoj në lumturinë e përjetshme 100 për qind”, tha Jennifer Lopez, e fejuar më parë pesë herë të tjera.

 

Ajo është martuar tre herë, me Ojani Noa, Chris Judd dhe Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë.

Fejesën e fundit me Alex Rodrigues e anuloi për shkak të dyshimeve për tradhti. Menjëherë u hodh në krahët e ish-të dashurit të saj Ben Affleck.