Pioli nënshkruan kontratën e re me Milanin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thuhet se nesër do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin, pasi palët kanë arritur marrëveshje.

Sipas mediave italiane, Pioli do të nënshkruajë kontratë të re me ‘Rossonerët’ deri në vitin 2024.

Drejtuesit e gjigantit italian janë të kënaqur me paraqitjet e skuadrës këtë edicion, dhe kanë vendos ta ‘shpërblejnë’ Piolin me kontratë të re duke i ofruar rritje page në 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Milani e ka nisur mirë këtë edicion pasi momentalisht ndodhen në vendin e dytë në Serie A me 32 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, klubi po përgatit marrëveshje të reja edhe me futbollistët Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Ismael Bennacer.