VIDEO-SYRI TV/ PD duartroket fjalimin e Erion Braçes, Kryemadhi 3 amendamente për fermerët

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe, bëri propozime të reja për buxhetin dhe paketën fiskale, duke i kërkuar qeverisë të mos mbështesë më hotelet me 5 yje, por fermerët. Braçe u duartrokit nga deputetët demokratë, ndërkohë që edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi propozoi amendamente në mbështetje të fermerëve.

Nga SYRI TV

Protesta e fermerëve jashtë parlamentit dhe kërkesat e tyre, u kthyen në qendër të diskutimeve gjatë seancën plenare. Ish-zv.Kryeministri Erion Braçe kritikoi qeverinë për situatën ku ndodhet sektori i bujqësisë dhe për favorizimin që i ka bërë biznesmenëve të mëdhenj dhe hoteleve me 5 yje. Nga foltorja e kuvendit, Braçe, propozoi ndryshime në paketën fiskale, për mbështetjen e bujqve.

Fjalimi i deputeti socialist, mori duartrokitjet edhe të ligjvënësve të opozitës. Por Partia Demokratike, e sfidoi Erion Braçen, duke i kërkuar të japë votën kundër për buxhetin e vitit 2022.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paraqiti tre amendamente, në buxhetin dhe paketën fiskale, në mbështetje të fermerëve.

Megjithëse kërkesat e fermerëve ishin kryefjalë e diskutimeve, ministrja e bujqësisë, Frida Krifça, qëndroi e heshtur. Kreut të grupit paralmentar socialist, Taulant Ballës me sa duket nuk i pëlqyen deklaratat e Erion Braçes, prandaj zgjidhi ti kundërpërgjigjej kolegut të tij dhe deputeteve të opozitës.