FOTO/ Brenda vilës mbreslënëse të “House of Gucci'

House of Gucci” mund të shihet tashmë në kinema dhe filmi pritet të rrëmbejë një sërë çmimesh të rëndësishme.

Edhe pse me yje si Lady Gaga dhe Adam Driver, Jared Leto dhe Al Pacino, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen nuk janë aspak aktorët- është ambienti i mrekullueshëm Italian ku është xhiruar filmi.

Shtëpia, e cila i përket personazhit të Al Pacino, Aldo Gucci, në filmin që hyn sot në kinema, është një rezidencë e mrekullueshme e Liqenit të Komos, e ndërtuar në shekullin e 16-të.

Tani, rezidenca do të jetë e hapur për rezervime në Airbnb për një qëndrim special për një natë në mars të vititi 2022.

Qëndrimi do të bëhet më 30 mars 2022 dhe është i hapur për një mysafir dhe një të ftuar të tij. Mysafirët do të kenë akses në katër katet e para të shtëpisë dhe në pajisjet e shumta të sipërpërmendura në natyrë.

E disponueshme në Airbnb, kostoja e qëndrimit një natë është 1125 dollarë dhe rezervimet hapen të hënën, më 6 dhjetor në orën.

Vila me gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete është një nga rezidencat më të mëdha private në liqenin e Komos.

Afresket e shekullit të 17-të mund të gjenden në të gjithë shtëpinë, por edhe muret relativisht të ulëta të suvasë janë mahnitëse. Atmosfera luksoze vazhdon nëpër banjat e mermerta që përmbajnë pasqyra dhe korniza ari të praruara dhe të paktën një vaskë për relaksim maksimal.

Është mjaft e lehtë të përfshihesh në bukurinë e ambienteve të brendshme të mbushura me antike, por edhe pjesa e jashtme e pronës ka shumë për të ofruar.

Vendnodhja në liqenin e Komos, dhe skela private dhe shtëpia e varkave shoqëruese, u jep mysafirëve akses ekskluziv në një nga liqenet më të mëdhenj në Itali.