Dortmund u eliminua nga Champions League, flet Zorc: Dëmtim ekonomik dhe në imazh

Borussia Dortmund u mund me rezultatin 3-1 nga Sportingu i Lisbonës në transfertë, në ndeshjen e javës së pestë të fazës së grupeve në Champions League. Një humbje që i kushtoi eliminimin verdhezinjëve nga Champions.

Pas kësaj disfate të bujshme, ka folur edhe drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, i cili u shpreh: "Për javë të tëra është e qartë se nuk kemi shfaqur futbollin tonë më të mirë, por e kishim detyrimin të kalonim turin. Ky eliminim nuk do të ketë vetëm pasoja financiare, por edhe pasoja sportive dhe në imazhin e klubit. Tani duhet të avancojmë shumë në Europa League për të harruar paksa këtë eliminim."