Digjet një makinë në autostradën e Lushnjes

Një makinë  është djegur  në bay pasin e Lushnjes sot.

Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili  ka dalë pa lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, për të eliminuar pasojat e zjarrit.

Policia e qarkullimit po kryen veprimet e nevojshme.

Sipas drejtuesit të mjetit, ai ka qenë i vetëm në makinë dhe mendohet  se shkak i zjarrit ka qenë kataliti apo pjesët përcjellëse te gazrave të nxehtë të motorit.

Policia po kryen veprimet hetimore për të gjetur shkakun e zjarrit ne mjetin, i cili në pjesën e pasme është djegur totalisht, por pjesa e motorit është e paprekur.

 Policia rrugore po kujdeset për trafikun dhe disiplinimin e tij në autostradë.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur "Rotondo plasmasit", ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz" me drejtues shtetasin Sh. S.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.