'Në të mirë e në të keq, unë do…'/ Graniti bën deklaratën e fortë për Fifin

Granit Cana pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” ka treguar vazhdimisht se do ta mbështesë Fifin, pavarësisht deklaratës se është penalizuar nga loja për shkak të saj.

Mbrëmjen e djeshme , ish0futbollisti oërmes një postimi në Instagram ka reaguar sa i përket gjendjes emocioale të këngëtares.

Ai publikoi në InstaStory një video të Fifit në të cilën ajo shfaqej duke biseduar me Donaldin në dhomën e gjumit për sjelljen e saj gjatë kohëve të fundit në shtëpi. Krahas videos Graniti shkroi:

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë.”

Gjatë qëndrimit në shtëpi Graniti është shprehur se ndihet shumë konfuz s ai përket raportit të tij me Fifin pasi ajo e kishte shprehur hapur pëlqimin e saj.