Semi flet me Fifin për shëndetin e tyre mendor, këngëtarja: 'Kur të dal nga këtu do nis…'

Fifi dhe Semi nuk i kanë përjetuar mirë disa situata që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big brother VIP” për shkak se janë shumë emocionale.

Por ngjarja e fundit, ku Fifi humbi ndjenjat në transmetim live të martën, ka nxitur komentet kudo.

Mbrëmjen e djeshme, Jaupaj u ul të fliste me Fifin në lidhje me konsumimin e ilaçeve apo me konsultat, të cilat mund ta ndihmojnë artisten të ndihet më mirë, ashtu siç ka ndodhur me atë vetë.

Semi i tha Fifit se gjendja e tyre emocionale nuk ka lidhje me sëmundjet mendore, siç është “skizofrenia”. Ndërsa Fifi zbuloi se ka vendosur të nisë sërish konsultat pasi të dalë nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Semi: Jam njeri i fiksuar. Për çdo gjë që ndodh në jetë, që nuk e di, shkoj direkt në Google. Ndonjëherë është gabim, por informacione janë gjithsesi. Do marr informacion gjatë gjithë kohës. E di dhe ç’është… sëmundja më e rëndë e trurit është skizofrenia. Ta shpjegon mirë ç’është skizofrenia.

Fifi: Po, e di çfarë është skizofrenia.

Semi: Kjo është sëmundje mendore, s’ka lidhje kjo gjëja që ke ti dhe unë me sëmundjen mendore. Ne e kemi thjesht emocionale. S’ka lidhje, emocioni është tjetër gjë dhe sëmundjet e trurit janë tjetër gjë.

Fifi: Do filloj pasi të dal nga këtu të bëj konsulta siç i kam pas bërë. Unë e nisa para dy viteve me nusen e Elvis Pupës.

Semi: Trajnim?

Fifi: Po. Por iku në Amerikë ajo. Ishte shumë e mirë. Më ka pas ndihmuar shumë, por iku.

Semi: Jam e shqetësuar për ty.

Fifi: Pse?

Semi: Jam shumë e shqetësuar.

Fifi: Është thjesht akumulim shpirt. Tërë kohën duke më akuzuar.

Semi: Kjo është jeta.

Fifi: Kjo ishte e vështirë.

Semi: E di, se isha një muaj e kusur që s’isha kurrkund. E dija unë se çfarë i thoja vetes. Por kjo s’është okay. Se jeta kështu është e vështirë. Ke shumë gjëra për të qenë e lumtur. Nuk ke eksperienca me njerëzit këtu, po kujt i bëhet vonë?

Fifi: Kjo gjëja që mua më ndodhi dje, është një gjë që unë e luftoj. Edhe kjo gjëja më ka shqetësuar ndër vite.

Semi: Nuk duhet ta luftosh vetë. Dhe unë e luftoja vetë dhe erdhi momenti që mora ilaçe e thoja ‘Çfarë jam unë? Skizofrene?!’. Më mori mami më çoi dhe më tha që do ta bësh këtë gjënë për mua. E bëra dhe jam mirë. Nuk jam gjithë kohës me ilaçe. Erdha këtu dhe nuk i pi më ilaçet. Kur më dhemb një gjë, pi diçka që mos të më dhembi më. Nuk duhet të kesh frikë nga ilaçet.

Fifi: Kam.

Semi: E di që ke. Se jetojmë në një shekull që janë normale. Mua kjo më shqetëson te njerëzit se thonë kur pi ilaçe, bëhesh e varur. Unë nuk i pi gjithë kohës. Varet si ka qenë jeta. Kur kam qenë shumë emocionale, s’kam pse mbyllem e qëndroj në shtëpi gjithë kohës. Unë meritoj më shumë, më kupton?