Cigarja i vë flakën banesës, i moshuari i paralizuar përfundon në spital

Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve . Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. 

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.