", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/25/auto_Screenshot_161637839394.jpg", "width": 900, "height": 467 } }

VIDEO/ 'Messias, Messias!' Komentatori i njohur shpërthen në lot pas golit të Milan në Champions

Junior Messias ishte protagonist i  ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Milan. Braziliani vendosi takimin e Champions League me golin e shënuar në minutën e 87-të, që i lejon kuqezinjtë të besojnë ende tek kualifikimi në fazën e 1/16-tave

Spektakël ka dhuruar edhe Tiziano Crudeli me komentin e jashtëzakonshëm të ndeshjes, ditën e djeshme. Crudeli njihet si një tifoz i “thekur” i Milanit dhe golin e Messias e ka festuar jo pak.

Në momentin e golin, komentatori ka përmendur disa herë emrin e lojtarit teksa është ngritur në këmbë duke festuar. Emocionet e forta të gëzimit të fitores së parë kanë bërë që Crudeli të shpërthejë në lot dhe të qajë si një fëmijë i pafajshëm.

Videoja e postuar në rrjetet sociale ka marrë pëlqime pa fund