Dy aktorët turk rrrëmbejnë disa çmime prestigjoze, mes tyre edhe 'çifti më i mirë i momentit'

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë padyshim ndër aktorët më të ndjekur dhe më të pëlqyer turk.

Seriali i tyre “Sen Çal Kapımı”, përveçëse në Turqi është transmetuar dhe në Evropë edhe në vendet latine. Seriali debutoi në verën e vitit 2021 në Itali, gjatë ditës në Canale 5, me sukses super të mirë.

Ndërkohë në Shqipëri jepet me titullin “Dashuria në Ajër”.

Seriali është vlerësuar jo pak, por me 4 çmime në eventin e fundit në Turqi.

Një produksion i “MF Production” dhe drejtor Altan Donmez, seriali, i cili ka xhiruar edhe skenat e fundit muajin e kaluar, ka fituar çmimin e komedisë më të mirë “Best Romantic Comedy”, në ceremoninë e çmimeve “Ayakli Gazete”.

Ata fituan dhe çmimin si çifti më i mirë.