Histori e trishtë/ Shfajsohet pas 42 vitesh në burgun e Misurit, por nuk do të marrë dëmshpërblim

Një burrë nga Misuri i dënuar gabimisht për një vrasje të trefishtë në 1978 dhe i burgosur për më shumë se 42 vjet është shfajësuar dhe liruar.

Kevin Strickland, 62 vjeç, është shprehur që nga arrestimi i tij në moshën 18 vjeçare se është i pafajshëm.

Ai u dënua në qershor 1979.

Strickland tha jashtë gjykatës: "Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë."

Ishte burgimi më i gjatë i gabuar në historinë e shtetit, por sipas ligjit të Misurit ai nuk ka gjasa të marrë ndonjë kompensim financiar.

Një gjykatës të martën urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Strickland nga paraburgimi shtetëror, pas 15,487 ditësh prapa hekurave.

Avokatët e Midwest Innocence Project, të cilët kanë punuar për muaj të tërë për të ndihmuar në lirimin e Strickland, i thanë BBC-së se ishin "të entuziazmuar" për lajmin.

“Ne kishim besim se çdo gjykatës që do të shihte provat do të zbulonte se Strickland është i pafajshëm dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, tha drejtoresha ligjore e Projektit të Pafajësisë Midwest, Tricia Rojo Bushnell në një deklaratë.

Ajo shtoi: "Atij nuk do ti paguhet asnjë cent për kohën që ju vodh. Kjo nuk është drejtësi."

Shteti i Misurit kompenson vetëm të burgosurit e shfajësuar nëpërmjet provave të ADN-së, jo për shkak të dëshmive të dëshmitarëve okularë, sipas Projektit të Pafajësisë Midwest.

Strickland u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për 50 vjet pasi u lidh me plaçkitjen vdekjeprurëse të një shtëpie në Kansas City më 25 prill 1978.

Atë natë, katër sulmues qëlluan tre persona brenda shtëpisë: Sherrie Black, 22 vjeç, Larry Ingram, 22  dhe John Walker, 20.

Një viktimë e katërt - Cynthia Douglas, 20 vjeç- shpëtoi me plagë pasi pretendoi të ishte e vdekur.

Me një parandjenjë nga i dashuri i motrës së saj, policia arrestoi adoleshentin Strickland dhe më pas thuhet se ai i bëri presion zonjës Douglas për t'ia vënë fajin Strickland.

Strickland i tha policisë se kishte qenë në shtëpi duke parë televizor dhe asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me krimet.

Vite më vonë, zonja Douglas do të tërhiqej nga dëshmia e saj e vetme e dëshmitarit okular, duke i shkruar Midwest Innocence Project se "gjërat nuk ishin të qarta atëherë, por tani unë di më shumë dhe do të doja ta ndihmoja këtë person nëse mundem".

 

Zonja Douglas vdiq para se të mund të hiqte dorë zyrtarisht nga dëshmia e saj kundër Strickland, por nëna, motra dhe vajza e saj kanë dëshmuar të gjitha në gjykatë se ajo zgjodhi "djalin e gabuar".

Prokurorët në Jackson County filluan shqyrtimin e dënimit të z. Strickland nëntorin e kaluar dhe - sipas një ligji të ri të Misurit - paraqitën një mocion duke kërkuar shfajësimin dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

"Në këto rrethana unike, besimi i Gjykatës në dënimin e Strickland është dëmtuar aq shumë sa nuk mund të qëndrojë, dhe vendimi i dënimit duhet të anulohet," shkroi gjyqtari James Welsh në vendimin e së martës.

Znj. Rojo Bushnell nga Midwest Innocence Project tha se procesi "ka treguar se sa tepër i vështirë është për sistemin të korrigjojë një gabim. Prokurori pranoi se zoti Strickland është i pafajshëm dhe iu deshën muaj. Nuk duhet të jetë aq e vështirë."

Kevin Strickland adoloshent (djathtas) me babanë e tij