Buxheti i vitit 2022 sot në Kuvend, priten debate dhe përplasje

Parlamenti do të mblidhet paraditen e sotme në seancë plenare në orën 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës është pika shtatë, projektligji për Buxhetin e vitit 2022, që do të shqyrtohet nen për nen dhe në tërësi. Në seancën e sotme priten diskutime dhe debate për këtë çështje.

"Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim). Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi", thuhet në njoftimin e Kuvendit.