Milani tregohet i madh në Champions, mposht Atleticon dhe futet në vallen e kualifikimit

Manchester City ia ka dalë të fitojë me përmbysje në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj PSG.

Qytetarët e panë veten në disavantazh në pjesën e dytë të sfidës, teksa u ndëshkuan nga një kombinim i Messi me Mbappe.

Por, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola gjetën forca për të reaguar dhe në pak minuta përmbysën francezët.

Sterling dhe Gabriel Jesus i dhurojnë ekipit tre pikë shumë të rëndësishme duke i siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Milan ka suprizuar në transfertë Atletico Madrid duke i mposhtur spanjollët me rezultatin 0-1.

Goli erdhi vonë për kuqezinjtë teksa Messiah shënoi në minutën e 87-të.

Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre shohin Porton me 5 pikë dhe Liverpool-in e kualifikuar me 15 pikë.

Ndeshja e fundit për italianët do të jetë pikërisht ndaj anglezëve.

Sakaq, Real Madrid fitoi pa shumë problem ndaj Sheriff Tiraspol në transfertë me rezultatin 0-3.

Golat për Los Blancos u realizuan nga Alaba dhe Kroos në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Benzema shënoi edhe të tretin.

Pas kësaj ndeshje, madrilenët kualifikohen për më tej ndërsa në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e parë me Inter.