Meta-Bashës: S'ke qenë asnjë ditë në opozitë me Ramën, nuk iu shmangesh dot përgjegjësive

Presidenti Ilir Meta akuzon kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha se me djegien e mandateve dhe dorëzimin e pushtetit lokal, janë ndër aktet më skandaloze dhe të rënda. 

Në një intervistë A TV në emisionin “CONTEX” në Kosovë, Meta u shpreh se këto akte shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e shtetit nga 'Rilindja'.

Sa i përket deklaratave të Bashës, Meta tha se ai ka përgjegjësi madhore të cilave nuk u shmanget dot.

“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozites ne pushtetin vendor jane nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracine.Kjo eshte nje fature shume e rende e opozites aktuale ne Shqiperi.Keto akte e ndihmuan dhe e pershpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita se shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon.

Sa i takon Bashes dhe deklaratave te tij per 'Trekendeshin e Bermudes', ai shquhet jo vetem per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri. Z.Basha ka kater pergjegjesi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund tju shmanget dot. Basha me kot i shmanget, por nuk i shpeton dot katërkendëshit te pergjegjesive te tij madhore”- tha ai.

Gjithashtu, Meta solli në vëmendje shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi Basha i ishte lutur për një gjë të tillë. 

Kreu i shtetit tha më tej se Lulzim Basha nuk ka qenë asnjë ditë në opozitë me kryeministrin Edi Rama. 

"Kryetari aktual i papjekur i PD mu lut me lot ne sy te shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë Kryetari i papjekur i PD, u detyrova të shtyja zgjedhjet. Jam një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë. Për fat të keq z.Basha asnjë ditë nuk ka qenë në opozitë me z.Rama".