VIDEO/ Manipulimi në BalkanWeb: Voton për Berishën, numërohet për Bashën

Në kohën kur të gjitha sondazhet profesionale e nxjerrin lëvizjen e Foltores dhe Sali Berishën si më popullorin në mënyrë absolute mes anëtarësisë së gjerë demokrate, një sondazh i ‘BallkanWeb’ në mënyrë të ‘çuditshme’ rezulton me një trend krejtësisht të kundërt.

Ndërkohë që sondazhi i SYRI.net, i cili është një portal i madh, por edhe që njihet si i frekuentuar gjerësisht nga ‘të djathtët’ në Shqipëri, e nxjerr rezultatin e sondazhit ‘Cili Kuvend (11 Dhjetorit, apo 18 Dhjetorit) është legjitim sipas jush’, me 79.4% në favor të Kuvendit që tashmë ka mbledhur rreth 5 mijë firma delegatësh, sondazhi i BallkanWeb, jep shifra të përmbysura.

Arsyeja duket e thjeshtë dhe manipulimi shpjegohet qartë nga kjo video.

Aty shihet se kush voton pro Kuvendit më 11 dhjetor, kjo votë numërohet për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Kur votohet, opsioni i 11 dhjetorit është sipër, pas votimit, te numërimi ky opsion del poshtë si alternativë e dytë.

SHIHNI VIDEON:

Sipas kësaj medie, pyetjes, ‘Kuvendi duhet mbajtur në 11 Dhjetor kur e ka thirrur Berisha, apo në 18 kur e ka thirrur Basha’, 72.64% dalin me Bashën dhe vetëm 27.36% me Foltoren.

Në një media tjetër me shumë ndjekës, si portali ‘TPZ’ (Të PaEkspozuarit), sondazhi për këtë temë bëhet me një pyetje më shqeto: Cilin mendoni se ndihmon Rama në PD?

Shifra janë logjike dhe reale në këtë rast: 71% e pjesëmarrësve mendojnë se Rama mbështet dhe ndihmon Lulzim Bashën.

Më herët një sondazhi i Euronews Albania dhe MRB, tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje ‘nuk e di’.

Por si përfundim; pavarësisht të gjithë këtyre sondazheve që cituam dhe shumë të tjerave në mediat shqiptare, mbrëmjen e djeshme kompania prestigjioze italiane ‘Notto Sondaggi', i vuri vulën e realitetit dhe profesionalizmit situatës.

Në sondazhin e publikuar në ‘Ora News’, ‘Notto’ nxirrte se  nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.