‘Dy gjyqtarë ishin në prag arrestimi’/ A u dekonspirua operacioni sekret i SPAK?

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se ka pasur tensione në Elbasan pas dekonspirimit të një hetimi të SPAK për dy gjyqtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se dy gjyqtarët ishin në prag arrestimi, por Operacionalja u kthye duarbosh ne Tirane.

‘Tension ne Elbasan!

Dy gjyqtarë ishin në prag arrestimi, se K.Gj kishte folur më shumë se ç’duhet në burg. SPAK mprehu shpatën, por se kush e dekonspiroi nje zot e di. Gjyqtaret dikush i informoi dhe ata i futën një dënim ekstrem të pandehurit.

Operacionalja u kthye duarbosh në Tiranë!’-shkruan Lala.