Shqipëria, normë të ulët vaksinimi, vetëm 33% e popullsisë kanë marrë dy dozat

Procesi i vaksinimit po shihet si e vetmja mundësi për të mbajtur në kontroll COVID 19 dhe për të ulur nivelin e fataliteteve. Por teksa në vendet e Bashkimit Evropian niveli i vaksinimit për numër popullsie përllogaritet në 66 %, në Shqipëri kjo shifër është disa herë më e ulët. Sipas të dhënave nga Uorldindata, vetëm 33 % e shqiptarëve kanë marrë të dyja dozat.

Nga Syri Tv

Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me nivelin më të ulët të vaksinimit për numër popullsie. Të dhënat më të fundit nga Ëorldindata, tregojnë se Shqipëria deri në 22 nëntor raporton rreth 33% të popullsisë të vaksinuar me të dyja dozat dhe 37% kishte marrë të paktën një dozë. Krahasuar me vendet e rajonit, për nivelin e vaksinimit Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnja, që ka vaksinuar plotësisht 22% të popullsisë dhe Bullgaria 29%. Kosova, që nisi procesin pas nesh, ka vaksinuar tërësisht 42% të popullsisë. Prej ditësh autoritetet e Kosovës raportojnë një nivel të ulët infektimesh dhe shifra minimale vdekjesh.

Edhe Maqedonia e Veriut, që e ka nisur pas Shqipërisë procesin e vaksinimit raporton se 38 % e popullsisë ka marrë të dyja dozat. Serbia, që në fillim të vitit ishte ndër të parat në Europë për nivelin e lartë të vaksinimit, ka mbetur pas, me 45% që ka marrë të dyja dozat, por që është disa herë më mirë se vendet e rajonit. Procesi i vaksinimit në europ po shikohet si e vetmja mundësi për të luftuar virusin, pasi në ato vende ku procesi i vaksinimit është më i lartë dhe numri i fataliteteve është më i ulët. Në vendet e Bashkimit Evropian vaksinimi është në nivelin 66%, por ën disa shtete të veçanta kjo shifër ëshët disa herë më e lartë.