'Albin Kurti, çfarë është kjo?!' - Deputetja pretendon se Kryeministri është 'kapur' nga agjentë të BIA-s

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka publikuar një fotografi, ku pretendon se është raporti i Policisë, për zënien e kryeministrit aktual Albin Kurti, me dy zyrtarë të BIA-s serbe, siç e akuzoi mbrëmë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kadrijaj ka shkruar në Facebook: "Albin Kurti çka është kjo?! "

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj deklaroi mbrëmë se Kurti ishte zënë me dy zyrtarë të BIA-s serbe, diku rreth vitit 2003-2004 në një fshat të Lipjanit.