Yllka Gashi: Interesi i SHBA për vendin tonë i madh, kënaqësi të prezantosh filmat shqiptarë kudo në botë

Aktorja shqiptare që jeton në Amerikë, Yllka Gashi, ka folur për kinematografinë shqiptare në SHBA dhe si prezantohet atje.

Gashi thekson se interesi i SHBA për vendin tonë është shumë i madh. Ajo shton se është kënaqësi të prezantosh filmat shqiptarë kudo në botë.

“Këtu njerëzit në Amerikë janë shumë të thjeshtë. Këtu mund të ketë yje të Hollivudit, e sërish ata janë me këmbë në tokë. Interesi i SHBA për vendin tonë është i madh dhe është kënaqësi të prezantosh këtu Shqipërinë e Kosovës. Lodhja jonë nuk ka shkuar dëm.

Një film i yni, që tregon një nënë me dy fëmijë të vegjël, pa burrë, që rrit vogëlushët e saj me halle, është prezantuar në Amerikë dhe kjo përbën një krenari për ne shqiptarët. Kam marrë pjesë tek “Familja moderne” dhe ka nisur tek RTK për Vitin e Ri, ishte komedi familjare. “Familja moderne” për mua ka qenë shtëpi e dytë, unë jam rritur me personazhin e Zanës që kisha aty dhe jam krenare që isha pjesë e serialit”, deklaroi Gashi.