Gjobiten Partizani dhe Teuta, vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur pasditen e sotme për të analizuar sjelljet josportive në fundjavën futbollistike dhe për të marrë masat përkatëse.

Ndaj kapitenit të Skënderbeut, Vangjel Zguro, është hapur një hetim disiplinor në lidhje me protestat e tij të vazhdueshme ndaj arbitrit Jorgji në sfidën ndaj Teutës në fundjavë dhe veçanërisht kritikat publike për gjyqtarin.

Ndërkohë, Partizani e Teuta vijojnë të injorojnë vendosjen e stemës së sponsorit Abissneet Superiore në fanellë dhe këtë herë gjoba ndaj tyre është dyfishuar, pasi të dy klubet do të duhet të paguajnë nga 100 mijë lekë/secila.

Ja vendimet e plota të Disiplinës:

1. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e KF Skënderbeu, Vangjel Zguro.

4. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. Lojtari i FC Besa, Erald Hyseni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7. Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. K.F Murlani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

9. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17 B, Agim Bedini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Scutari U-19, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke u bërë shkak për moszhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 63/1/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

11. Lojtari i Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-15, Ervin Canollari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i HOMELAND PATRIOTS, Dejvin Lutaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i FB PASSION, Enki Shehu, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i Barrikada, Franc Keta, për sjellje josportive ndaj tëzyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, EduartThartori, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

17. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Labëria FC, Zoi Meço, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.