Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/23/auto_auto_615A2046-13FC-4165-814F-4D67B1B9E9BB16376571361637692561.jpg", "width": 900, "height": 883 } }

Po luftonte ‘në fshehtësi’ me jetën/ 'Shënimi i fundit' i Hueyda El Saied për të birin: Për mami Edin ti je...

Largimi i parakohshëm i artistes Hueyda El Saied, tronditi gjithë publikun dhe shoëbizin shqiptar.

Balerina vuante një sëmundje e rëndë, të cilën e mbajti të fshehur për publikun.

Ndërkohë, në një publikim në rrjetin e saj social “Instagram”, postimi i fundit për të birin ishte pikërisht në ditën kur ai nisi klasën e parë më 15 shtator.

“Ti e ke marrë diplomën e suksesit kur më buzëqeshe për herë të parë” shkruante ndër të tjera, ajo dhe kujtonte faktin që sa shpejt ikën koha, e djali i saj rritet.

Postimi i plotë:

 

“Sot ishte dita e parë e shkollës për Gabrielin. Çfarë emocioni. Sa shpejt ikën koha më duket sikur jo më larg se dje ne u takuam për herë të parë dhe direkt ti dëshiron të mësosh të lexosh çfarë shkruaja për ty kur ishe në brendësinë time. Me the që kishe frikë të shkoje në shkollë se s’do të arrije të shkruaje dhe flisje (gjermanisht). Ti nuk ke asnjë arsye zemra ime, se përveçse ti je i prirur për gjuhët (gjermanishtja do të jetë gjuha e pestë që do te flasësh) dhe sikur të jesh i fundit i klasës për babi Thierryn dhe mami Edin ti je një kampion. Ti e ke marr diplomën e suksesit ditën kur më buzëqeshe për herë të parë, ditën kur më thirre mama, ditën kur the në shqip « Merre me long se mishi u maru », apo ditën kur the « Babi Thierry unë kam një zemër të madhe për ty ». Vit të mbarë shkollor krenaria jonë. Të duam pafund Gabriel. Babi, mami, nona Dana dhe teze Opa'- shkruante ajo.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)