Messi flet për Mbappe: Është shumë i rëndësishëm për ne, në fund të sezonit ai do të...

Leonel Messi së bashku me Neymar Jr e Kylian Mbappe kanë krijuar një sulm të frikshëm te PSG.

Megjithatë,  ky sulm i ‘Parisienëve’ mund të mos mbetet i njëjti në edicionin e ardhshëm pasi Mbappe po lidhet me një largim të mundshëm.

Messi në një intervistë për “L’Equipe” ndër të tjera ka komentuar edhe të ardhmen e francezit.

“Vetëm Mbappe e di se çfarë ka në kokën e tij dhe çfarë do të bëjë.

Jam i lumtur që ai qëndroi këtu këtë vit, ai është shumë i rëndësishëm për ne.

Mbappe do të vendos në fund të sezonit për të ardhmen e tij”, tha Messi.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në fund të edicionit, dhe në rast se refuzon të rinovojë kontratën atëherë do të largohet si futbollistë i lirë.