Dëmtimi më i rëndë nga sa parashikohej, Osimhen vendos në panik Napolin dhe kombëtaren

Lajm i keq për Napolin dhe Nigerinë. Klubi napolitan ka bërë të ditur pak çaste më parë se sulmuesi i tyre Victor Osimhen kaloi me sukses operacionin, pas frakturave të shumta të pësuar gjatë disfatës ndaj Interit.

Sulmuesi nigerian pritet të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave pas ndërhyrjes, kështu që jo vetëm do të humbasë ndeshje të shumta me “të kaltrit”, por do të humbasë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës, e planifikuar për në Kamerun nga 9 janari deri më 6 shkurt 2022.

"Victor Osimhen u operua këtë mëngjes nga Pr Tartaro, i ndihmuar nga Dr Mario Santagata dhe në prani të Dr Canonico. Lojtari është mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë. Prognoza llogaritet rreth 90 ditë” , lexojmë në njoftimin për shtyp.