Guardiola: Çdo vit bëhet më e vështirë të kalosh në 1/16 e Champions League

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, ku u shpreh: “Çdo sezon bëhet gjithnjë e më i vështirë kualifikimi në 1/16 e Champions League. Ka kundërshtarë dhe lojtarë më të fortë. Nesër kemi mundësinë të kalojmë. Nëse do ta bënim do ishte mirë për klubin dhe për lojtarët."

Pochettino?

"Ai është një trajner i shkëlqyer. Çdo vit menaxherët përmirësohen, gjithmonë mësojnë shumë. Të gjithë i dinë cilësitë e PSG. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo kundër Evertonit."

PSG ka një skuadër yjesh

"Është vërtet e vështirë të përballesh me ta. Ndonjëherë kur Messi ka topin, nuk dini çfarë të bëni. Ai, Neymar dhe Mbappe mund të jenë yjet në të gjitha ekipet në botë, por ata të gjithë luajnë në të njëjtin ekip. Me të vërtetë janë yje. Jam i lumtur që Messi luan në nivele shumë të larta".

Grealish?

“Ai është shumë më mirë, do ta shohim sot se si ndihet”

Messi dhe Cristiano Ronaldo?

“Ajo që bënë këta dy djem do të jetë pothuajse e pamundur të imitohet, ndoshta do ta shohim por nuk mendoj se do të ndodhë. Është unike. Do të jetë shumë e vështirë të gjesh dy lojtarë si Cristiano dhe Messi, veçanërisht për atë që ata kanë bërë."