Abidal i kërkon falje gruas së tij: E meritoj këtë poshtërim

Rasti i sulmit të futbollistes së PSG-së, Kheira Hamraoui, mori një kthesë të papritur, pas zbulimit të lidhjes që viktima kishte patur me Eric Abidal.

Këtë të martë, pasi gruaja e tij njoftoi se do të bënte një kërkesë divorci , Eric Abidal ka ndarë një mesazh në Instagram, drejtuar bashkëshortes së tij, Hayet.

“Hayet Abidal , më falni. Cilido qoftë vendimi juaj, do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime, dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Dashtë Allahu , një ditë do me falesh,” shkruan legjenda e Barcelonës në ‘Instagram’.

Ky është teksti që francezi ka publikuar shoqëruar me një imazh të tij nga e kaluara ku shfaqet në plan të parë me fytyrë të pikëlluar dhe të përlotur.